Napoli me rikthim nxjerr një pikë nga përballja me Leicester Cityn, Amir Rrahmani luajti tërë ndeshjen

Leicester City dhe Napoli kanë ndarë pikët në ndeshjen e raundit të parë në Grupin C të Ligës së Evropës, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “King Power Stadium” ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Ayoze Perez dhe Harvey Barnes shënuan fillimisht për vendasit në minutat 9 dhe 64.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin me golat e shënuar Victor Osimhen në minutat 69 dhe 87.

Vlen të theksohet se te napolitanët titullar sonte ishte mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili luajti tërë ndeshjen.

Ndryshe, Napoli dhe Leicester City me nga një pikë ndajnë pozitat dy dhe tre në grup. /Zeri.info