Januzaj shënon në barazimin e Sociedadit me PSV-në
Goli i Adnan Januzajt nuk e ka ndihmuar Real Sociedadin që të shënoi fitore ndaj PSV Eindhovenit, shkruan Zeri.info.
PSV Eindhoven dhe Real Sociedad sonte zhvilluan ndeshjen e raundit të parë në Grupin B në Ligën e Evropës.
Ndeshja e zhvilluar në “Philips Stadion” përfundoi baras, 2-2.
Mario Gotze dhe Cody Gakpo shënuan për vendasit, kurse Adnan Januzaj e Alexander Isak për mysafirët nga Spanja.
Real Sociedadi dhe PSV ndajnë pozitat dy dhe tre me nga një pikë. /Zeri.info