Tentoi t’i rrahë prindërit, arrestohet një person në Podujevë

Dje është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti kishte tentuar t’i sulmojë fizikisht prindërit e tij.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas PK-së, rasti vazhdon të hetohet. /Zëri