Dy persona me COVID-19 në Junik dalin nga vetizolimi, gjobiten me nga 500 euro

Policia e Kosovës ka gjobitur sot dy persona në Junik për mosrepsektim të vetizolimit.

Policia ka bërë të ditur se ndaj tyre janë shqiptuar dy fletë gjoba nga 500 euro, për mosrespektimin e masës së vetizolimit.

Policia në njoftim gjithashtu ka thënë se ka tendenca të rritjes së mosrespektimit të masës së vetizolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë po ndërmerren masa duke përfshirë vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione të personave në vetizolim.

Policia me këtë rast ka apeluar te të gjithë qytetarët që t'i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-së. /Zëri