Projeksioni i Covidax-it: Kosova do të vaksinojë me dy doza 70% të popullsisë deri në fundvit
Sipas projeksionit të “Covidvax Worldwide”, e cila përcjell trendin e vaksinimit kundër COVID-19 në gjithë botën, Kosova pritet të vaksinojë 70% të popullatës me dy doza deri në fund të dhjetorit.
Ky projeksion është bazuar në ritmin e vaksinimit gjatë majit gusht dhe sipas tij Kosova është i vetmi shtet në rajon që pritet të arrijë vaksinimin e 70% të popullatës me dy doza të vaksinës deri në fund të këtij viti, ndërsa parashikimet për shtetet e tjera janë në pjesën e parë të vitit 2022, transmeton Zeri.info.
Këto të dhëna i ka publikuar sot zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka bërë të ditur se sipas këtij projeksioni Kosova administron më së shumti doza për kokë banori brenda një dite.
Hoti gjithashtu tha se sot pritet të administrohen mbi 21 mijë doza të vaksinës anti-COVID. /Zëri
Postimi i plotë: