Kurti anulon vizitën në Austri, thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID 19, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian “Alpbach 2021”.
Kështu ka njoftyar Zyra e Kryeministrit, ndërsa është bërë e ditur se sot Kurti thërret në mbledhje urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës, transmeton Zeri.info.
“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit. /Zëri