Behxhet Pacolli i reagon KQZ-së: Selimi ishte kandidati më i përgatitur për ta ndryshuar Prishtinën

Pas vendimit për mos certifikimin e Selim Pacollit, si kandidat për kryetar të Prishtinës, ka reaguar lideri i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se Prishtina ka humbur një kandidat të përgatitur, me shumë vullnet dhe mbështetje të madhe për ndryshimin e Prishtinës duke zbatuar projektin e AKR-së për një Prishtinë evropiane, të pastër dhe funksionale.

"Sa zhgënjyese është kjo që ndodhi dhe më vjen keq që Prishtina humbi një kandidat të përgatitur, me shumë vullnet dhe mbështetje kolosale për të ndryshuar Prishtinën duke zbatuar projektin AKR për një Prishtinë europiane, të pastër dhe funksionale. Selimi qendronte gjithmonë afër qytetarëve të Prishtinës, ai ka zbatuar projekte që e kanë bërë jetën më të mirë për shumë pjesë të Prishtinës dhe përrreth. Selimi, kishte një vizion se si ta kthente Prishtinën në një qytet modern në të cilin qytetarët mund të kenë një jetë normale dhe bizneset të lulëzojnë", ka thënë Pacolli në reagimin e tij.

Ai gjithashtu, është shprehur se do ta mbështes fuqishëm, kandidaturën e re të Gëzim Mehmetit, ku sipas tij me Gezimin si kryetar, Prishtina do të ketë dikë që i njeh nevojat e qytetit dhe siguron udhëheqjen dhe vizionin për transformim. /Zëri

Reagimi i plotë i Pacollit:

Një ditë ishte vonesa e Selimit për të lajmeruar pasurinë e tij dhe kjo mjaftonte të merrej si arsye që ai, pas një angazhimi të madh, mos te mundet të garojë. Sa zhgënjyese është kjo që ndodhi dhe më vjen keq që Prishtina humbi një kandidat të përgatitur, me shumë vullnet dhe mbështetje kolosale për të ndryshuar Prishtinën duke zbatuar projektin AKR për një Prishtinë europiane, të pastër dhe funksionale. Selimi qendronte gjithmonë afër qytetarëve të Prishtinës, ai ka zbatuar projekte që e kanë bërë jetën më të mirë për shumë pjesë të Prishtinës dhe përrreth. Selimi, kishte një vizion se si ta kthente Prishtinën në një qytet modern në të cilin qytetarët mund të kenë një jetë normale dhe bizneset të lulëzojnë.
Selimi, mungon por de fakto do të jetë krah për krah me Gezim Mehmetin, kandidatin e AKR-së që zëvendëson Selimin.
Unë mbështes fuqimisht kandidaturën e re të Gezim Mehmetit i cili si Drejtor i Infrastrukturës, vitet e fundit ka treguar udhëheqje të fortë për të ndjekur projektet e zhvillimit në Prishtinë, qofshin ato në zonat urbane apo rurale, cëdo cep i Prishtinës e ka parë punën e tij. Me Gezimin si Kryetar, Prishtina do të ketë dikë që i njeh nevojat e qytetit dhe siguron udhëheqjen dhe vizionin për transformim. Cëka është më rëndësi, pas gezimit do të qëndroj une, Selimi, asambleistët dhe i gjithe stafi i përzgjedhur për Prishtinën.
Gëzimi, së bashku me Selimin, dhe të tjerët do t'i japin Prishtinës një imazh të ri, një jetë më të mirë për qytetarët e saj dhe një klimë më të mirë për zhvillimin e bizneseve.

Behxhet Pacolli i reagon KQZ-së: Selimi ishte kandidati më i peërgatitur peër teë ndryshuar Prishtinën