Abramovich thërret një takim urgjent, edhe Chelsea i futet garës për transferimin e Messit
Chelsea raportohet që është klubi i radhës që ka shprehur interesim dhe se është duke monitoruar situatën e tij, shkruan Zeri.info.
Barcelona dhe Messi dje (e enjte) edhe zyrtarisht ndanë rrugët, shkaku i pamundësisë që argjentinasi të nënshkruaj kontratën e re.
Kjo situatë u krijua si shkak i krizës së rëndë financiare që po kalon klubi katalunas.
“AS” tani raporton se presidenti i Chelseas, Roman Abramovich, ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e Messit përmes një ndërmjetësuesi anglez, pasi që ai e di se Manchester City e ka të vështirë për ta transferuar Messin, pasi paguan 100 milionë funte për Jack Grealish.
Dhe, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, sot deklaroi se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është në planet e tyre.
Abramovich dëshiron fillimit të njoftohet me kushtet që kërkon Messi, për të parë nëse do të jetë e mundur të fillojë misionin për transferimin e tij në “Stamford Bridge”.
Kujtojmë se Lionel Messi është pa skuadër që nga 1 korriku, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.
Deri më tani është raportuar se vetëm Paris Saint-Germaini ka filluar kontaktet e para për transferimin e Messit. /Zeri.info