Barcelona ende nuk mund t’i regjistrojë Agueron, Depayn dhe Garcian si lojtarë të tyre

Klubi spanjoll, Barcelona nuk po mund t’i regjistrojë akoma përforcimet e reja në La Liga, shkruan Zëri.info.

Klubi “katalunas” po ndodhet në gjendje jo të mirë financiare, teksa rrezikon regjistrimin e afrimeve në merkato.

Sipas gazetarit Alfredo Martinez, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga transferimi i Agueros, Depayt dhe Garcias ata ende nuk kanë të drejtë të luajnë në garat zyrtare, teksa sezoni i ri në Spanjë fillon pas dhjetë dite.

Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta duhet të shesë lojtarë dhe të bindë lojtarët e tjerë të ulin pagat e tyre, përndryshe përforcimet e bëra në merkato nuk mund të luajnë. /Zëri.info