Pritje speciale për ekipin e xhudos në Aeroportin e Prishtinës

Ekipi olimpik i xhudos do të arrijë në Prishtinë rreth orës 19:50, pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë do të organizohet një konferencë për medie. 

Më pas ekipi do të parakalojë me autobus skaj tifozëve “Dardanët”, për të marrë me pas rrugën drejt Prishtinës.

Kujtojmë se ceremonia kryesore do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, më fillim prej orës 21:00, organizim ky që bëhet nga Qeveria e Kosovës.

Nnë ora 21:45 do të bëhet nisa për në qytetin e Pejës. /Zeri.info