Drita bën goditjen e madhe, transferon Rron Brojën

Drita nuk ka frena në afatin kalimtar të verës.

Gjiganti kosovae ka bërë transferims të mëdha duke marrë emra sk Muharrem Jashari, Agim Zeka, Arbnor Muja, Marko Simonovski e të tjerë.

Por goditja më e madhe e Intelektualëve mund të quhet Rron Broja.

Gazeta Olle mëson se drejtuesit e Dritës sapo kanë arritur marrëveshjen me super mesfushorin nga Mitrovica.

Broja është edhe reprezentues i Përfaqësueses së Kosovës ku ka zhvilluar disa ndeshje.

Mitrovicasi ka një karrierë të pasur ku ka luajtur për Trepçën ’89, Gent në Belgjikë, Shkupin dhe së fundmi Partizanin e Tiranës.

Broja kishte shumë oferta nga Hungaria, Irlanda dhe Shqipëria, por në fund ai u bind nga projekti i Dritës.

Olle mëson se Broja do të prezantohet gjatë ditëve të ardhshme nga Drita.

Me ardhjen e Brojës, Drita bën një mesfushë të frikshme, pasi aty ndodhen edhe emra tjerë të mëdhenjë si Muharrem Jashari, Hamdi Namani, Drilon Islami dhe Erjon Vucaj.