Dështon zgjedhja e anëtarëve të KPM-së, do të përsëritet konkursi

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i zgjedhë sot tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.

Asnjëri nga anëtarët në këtë garë nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, pasi nga 63 deputetë sa ishin prezentë në seancë, 53 fletëvotime ishin të pavlefshme, raporton Zeri.info.

Kryesuesja e seancës, Saranda Bugujevci, ka thënë se pasi asnjëri nga anëtarët nuk ka marrë votat e nevojshme, do të përsëritet konkursi. /Zëri