EKSKLUZIVE: SC Gjilani në bisedime të avancuara me Blerim Krasniqin, pritet vetëm edhe firma

SC Gjilani është në bisedime me Blerim Krasniqin rreth një transferimi të mundshëm të tij, shkruan Zeri.info.

Krasniqi është nga Kavaja, teksa në sezonin e fundit u aktivizua te skuadra kampione, Teuta e Durrësit.

“Zeri.info” nga burime mirë të informuara merr vesh se klubi i Gjilanit është në bisedime të avancuara me sulmuesin në fjalë.

Bisedimet kanë shkuar mirë mes palëve dhe për momentin po mungon vetëm hedhja e firmës në kontratën e bashkëpunimit mes Krasniqit dhe “Skifterave”. Në garë për të ishte edhe FC Ballkani.

Përveç te Teuta, 25-vjeçari ka luajtur edhe te Skënderbeu i Korçës dhe Apolonia e Fierit.

Sezonin e fundit, Blerim Krasniqi e mbylli me pesë gola dhe tre asistime nga 2,723 minuta të luajtura në të gjitha garat. /Zeri.info

Blerim Krasniqi / KF Teuta.