Atletja shqiptare, Luiza Gega kalon në finale të Lojërave Olimpike
Atletja shqiptare, Luiza Gega, kaluar në finale të garës së 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Zeri.info.
Ajo garoi sot në baterinë e dytë të kësaj disipline, teksa u klasifikua e pesta me kohën 9’23″85.
Kësisoj, pas tri baterive në këtë disiplinë, Gega u rendit e 11-ta nga 41 atlete gjithsejt. 15-të më të mirat kaluan në finalen e madhe të 4 gushtit.
Luiza Gega mbetet sportistja e vetme që mund t’i sjellë Shqipërisë medaljen e parë olimpike dhe historike. /Zeri.info