Arbër Zeneli këput sërish ligamentet e gjurit, do t'i nënshtrohet operacionit - pritet të mungojë për një kohë të gjatë
Një lajm i keq për Përfaqësuesen e Kosovës vije nga Arbër Zeneli, i cili ka pësuar lëndimin e njëjtë që më herët e kishte lënë jashtë fushave për afro një vit, shkruan Zeri.info.
Klubi i Reimsit ka njoftuar se Zeneli ka këputur sërish ligamentet e gjurit, ashtu siç i kishte ndodhur edhe para dy viteve.
26-vjeçari do t’i nënshtrohet disa kontrollave shtesë mjekësore dhe pastaj do t’i nënshtrohet edhe operacionit.
ë Coup dur pour notre milieu rémois... ë
— Stade de Reims (@StadeDeReims) July 31, 2021
Touché au genou, Arber Zeneli a passé des examens qui ont révélé une rupture des ligaments croisés ë https://t.co/VeL9OxMDkD
L'ensemble de la famille SDR apporte tout son soutien à son milieu de terrain #CourageArber #TeamSDR ë pic.twitter.com/R3boz5Ydqm
Ende nuk dihet data e saktë e rikthimit të mitrovicasit, por nëse bazohemi në lëndimin paraprak, ai kishte munguar për afro një vit.
Përveç për Reimsin, kjo është një goditje e madhe edhe për Kosovën, pasi që dihet se Arbër Zeneli është një ndër futbollistët kryesor. /Zeri.info