“Instagram”-i i bën private llogaritë nën 18 vjeç

KALIFORNI, 29 korrik /ATSH-ANSA/ – Rrjeti social Instagram ka prezantuar disa ndryshime të ideuara për ta bërë aplikacionin më të sigurt për të rinjtë.

Tani e tutje, kushdo që regjistrohet për shërbimin dhe është nën moshën 18 vjeç (ose 16 në disa vende) do të ketë një llogari private si parazgjedhje, megjithëse opsioni për të dalë publik do të jetë gjithmonë i disponueshëm.

Të miturit tashmë të regjistruar do të marrin një njoftim që do të ftojë, pa asnjë detyrim, të kalojë në profilin privat.

Ekipi i sigurisë Instagram gjithashtu pretendoi të ketë përshpejtuar procesin e bllokimit të një llogarie pas një raporti nga një i mitur.

Kompania mund të identifikojë “sjellje potencialisht të dyshimtë” të anëtarëve të cilët, nëse përsëriten, nuk do të jenë më në gjendje të ndërveprojnë me të miturit, si përmes mesazheve ashtu edhe në shfaqjen e fotografive të publikuara dhe në skedat Explore, Reels ose Suggested Accounts./  /os/