Turistëve arabë në Pejë u vidhen llaptopi dhe tre telefona, kapet i dyshuari

Disa turistëve, shtetas të Arabisë Saudite, në Pejë u janë vjedhur një llaptop, tre telefona mobilë dhe gjëra të tjera personale.

Ata e kishin ndaluar Njësinë e Policisë te vendi i quajtur “Te sharra” në Pejë, që ishin duke patrulluar dhe kanë raportuar se nga vetura e tyre, të cilën e kishin të parkuar personi i dyshuar kishte vjedhur.

Zyrtarët policorë së bashku me viktimat e rastit kanë gjurmuar njërin nga telefonat për lokacionin e tij.

Policia i është vënë pas dhe kanë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Qerim – Gjakovë, ku gjatë kontrollimit të veturës nga Policia janë gjetur dhe konfiskuar:

Shtatëmijë (7000) franga zvicerane

Dyqind (200) euro

Treqind e njëzet e gjashtë (326) dollarë amerikanë

Tre (3) telefona mobilë

Një (1) llaptop

Një (1) palë syze

Tri (3) paketime cigare

Një (1) parfum.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjësendet e vjedhura u janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orëve.