David Alaba, pozitiv me COVID-19

Lojtari I Real Madrid, David Alaba, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Zëri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare.

Alaba është lojtari i dytë pas Benzemas që ka rezultuar pozitiv me COVID-19 tek “Los Blancos”.

Sulmuesi francez tashmë është vetizoluar dhe është duke iu nënshtruar protokolëve anti-COVID. /Zëri.info