Një i vdekur dhe katër të zhdukur pas shpërthimit që tronditi Gjermaninë

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë zhdukur pas shpërthimit që ndodhi në një park industrial në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit në mëngjesin e sotëm, duke u hapur tufa të zeza tymi në qiell, transmeton Zeri.info.

“Ne jemi tronditur thellë nga vdekja tragjike e një kolegu”, tha shefi i këtij parku industrial, Lars Friedrich, duke shtuar se katër njerëz të tjerë ishin zhdukur, raporton Reuters.