Në Stamboll ekziston një muze dhe bibliotekë e karikaturave dhe humorit
Muzeu u hap për herë të parë në vitin 1975 nga Bashkia e Stambollit me iniciativë të Shoqatës së Karikaturistëve, por u mbyll në vitin 1980. Muzeu i ri i Karikaturave dhe Humorit, i cili u rihap në vitin 1989, pasqyron një akumulim kulturor që dokumenton historinë sociale të Turqisë me aktivitete të ndryshme. Përveç kësaj, muzeu bashkëpunon me organizata të ngjashme në vendet e tjera dhe prezanton emra të famshëm të artit vizatimor botëror përmes ekspozitave personale ose të përziera. Ekziston gjithashtu mundësia për të punuar në punëtorinë origjinale të shtypjes nën mbikëqyrjen e një eksperti.
Muzeu përmban një pjesë në të cilën shpjegohen me shembuj dhe dokumente fazat e karikaturës turke nga fillimi deri në ditët e sotme. Të paktën një ekspozitë hapet çdo muaj në seksionin ku ekspozohen dhe prezantohen punimet e ilustruesve turq dhe botëror. Ndërkaq në seksionin e bibliotekës, ka karikatura, humor dhe botime mbi këto tema të botuara në Turqi dhe në botë. Në pjesën e arkivit të bibliotekës, ka vepra nga karikaturistë të vjetër dhe të ditës së sotme nga Turqia dhe bota. /trt