Llapi - Shkupi, ndeshja do të transmetohet në këtë televizion të Kosovës

Llapi nesër (e enjte) do ta zhvillojë ndeshjen e dytë apo të kthimit ndaj skuadrës shqiptare, Shkupit, shkruan Zeri.info.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Conference League, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup u fitua 2-0 nga nikoqirët.

Ndeshja e nesërme zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe tifozët me numër të limituar.

KF Llapi ka njoftuar se kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). /Zeri.info