44-vjeçari në Prishtinë bie nga lartësia e një objekti, dërgohet në QKUK

Një 44-vjeçar ka rënë nga lartësia e një bjeji pasi që i njëjti ishte duke kryer punime. 

Lajmin për "Zërin" e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, viktima është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

"Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 në  rrugën "Sylejman Vuçitërna" në Prishtinë", tha Borovci.

Borovci ka konfirmuar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.