Ndahet nga jeta poeti dhe kineasti Petrit Ruka
Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka. Lajmin e kanë konfirmuar miq dhe të afërm të tij në rrjetet sociale.
Ruka u nda sot nga jeta pas një beteje njëvjeçare me një sëmundje të rëndë. Ai është poeti më i shquar i brezit të tij, dhe një skenaristët dhe regjisorët më të mirë të vendit.
Është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka.
Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare për dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë 1985 – 1986.
Ka punuar si pedagog në Shkollën e Mesme të Përgjthshme, Tepelenë.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipëria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranë.1986 – 1996. Drejtor në Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranë 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.
Ai la pas një sërë veprash si:
“ Rinia ime” vëllim, poezi, 1978.
“ Atdheu fillon tek zemrat” vëllim, poezi 1983
“ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vëllim, poezi, 1990
“ Vërtitu, Kokë e prerë!” vëllim, poezi, 2000.
“ Në zemër bie shi…” vëllim, poezi, 2003
“Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
“Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009
Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor./ KultPlus.com