Jennifer dhe Ben nuk i kursejnë përkëdheljet as në publik

Pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez është rikthyer me Ben Affleck dhe për këtë nuk ka më dyshime. Dyshja dalin hapur në publik, duke mos i kursyer përkëdheljet.

Vetëm së fundmi, Ben dhe Jennifer janë fotografuar gjatë një shëtitjeje në Hamptons në Long Island. Aktorët shfaqen shumë të dashuruar, të mbështetur te njëri-tjetri gjatë ecjes. Në njërën prej fotove Ben shihet duke i dhënë një puthje në ballë Jenniferit.

Çifti janë takuar dhe me fëmijët e njëri-tjetrit. Kujtojmë se Jennifer është nënë e dy binjakëve, Emme and Max, ndërsa Ben ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten, Jennifer Garner. Ai ka dy vajza, 15-vjeçarja Violet, 12 vjeçarja Seraphina dhe një djalë 9-vjeçar të quajtur Samuel.

Ish-partneri i Jenniferit, Alex Rodriguez nuk është aspak i gëzuar për lidhjen e saj të re. Mediat e huaja kanë raportuar se ai po përpiqej t’ia rifitonte zemrën sërish.