EKSKLUZIVE: Faruk Statovci emërohet ndihmës-trajner në grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës

Trajneri dhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Faruk Statovci, do të emërohet ndihmës-trajner në grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Statovci do të jetë ndihmës i përzgjedhësi Ilir Nallbani te Kosova U-15.

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE: Ilir Nallbani do të emërohet përzgjedhës i Kosovës U-15

Ish-mesfushori në një prononcim për “Zeri.info” e ka konfirmuar lajmin.

“Do të punojë te Kosova U-15 dhe për këtë fakt jam shumë i lumtur”, ka thënë Faruk Statovci për mërkurën për “Zeri.info”.

Statovci ka punuar si trajner në disa skuadra të vogla në Kosova.

Ai është emër i madh i futbollit kosovar pasi që ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses sonë si futbollist në kohën kur futbolli ynë ka qenë i izoluar nga UEFA dhe FIFA.

Statovci si futbollit ka bërë karrierë edhe në Maqedoninë e Veriut. /Zeri.info