Gjyshi merr mbesën ‘e gabuar’ nga çerdhja, e vë re vetëm kur shkon në shtëpi
Policia e Arezzo në Itali ka nisur hetimet mbi një edukator dhe një kujdestar të një çerdhe komunale, ku dy ditë më parë stafi i dha një fëmijë gjyshit ‘të gabuar’.
I moshuari në të vërtetë bëri një gabim të parë duke i rënë ziles në çerdhen e gabuar, në vend të asaj që është ngjitur, dhe më pas një gabim të dytë duke mos njohur që fëmija që iu dha nuk ishte mbesa e tij por një ‘tjetër.
Keqkuptimi do të vazhdonte për rreth gjysmë ore, koha për të arritur në shtëpi, për të kuptuar me anëtarët e tjerë të familjes se ai kishte narrë fëmijë tjetër dhe kishte sjellë mbesën ‘e gabuar’. Në ndërkohë, një anëtar i familjes së këtij fëmije kishte mbërritur në çerdhe dhe duke mos gjetur vajzën thirri policinë.
Mbesa e vërtetë e plakut, megjithatë, dy vjet më e madhe se tjetra, po priste që dikush ta merrte nga kopshti fqinj.
Ngjarja tashmë solli procedime disiplinore për dy personelin e çerdheve, duke marrë parasysh që të afërmit duhet të identifikohen, dhe se stafi është gjithashtu përgjegjës për shmangien e keqkuptimeve serioze si kjo.
Fakti se vajzat kanë të njëjtin emër , nuk e justifikon gabimin. Edukatori dhe portieri që hapi derën u pezulluan nga puna./TCH