Japonia nxjerr në shitje maskat që mbrojnë nga koronavirusi dhe që hahen

Japonia njihet gjithmonë si një nga vendet më kreative në botë dhe nuk kishte si të mos shpiknin gjëra të çuditshme edhe në kohë pandemie.

Kohët e fundit, vendi aziatik ka nxjerrë në shitje maskat-shalqi, që sipas kompanisë Goku No Kimochi, janë testuar në laborator dhe janë efikase në mbrojtjen ndaj Covid-19.

Ndryshe nga maskat e zakonshme që vendosim ne, maskat japoneze edhe mund të hahen. Pra, në vend që ta hedhësh në koshin e mbeturinave, këtë maskë mund ta hash.

Edhe pse kompania nuk ka sqaruar se si mund të jetë higjienike një gjë e tillë./ A2