Dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë

Një aksident trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti ka thënë për “Zërin” se nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Zëri