Shënon Griezmann, Franca barazon rezultatin ndaj Hungarisë
Kombëtarja e Francës ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Hungarisë, shkruan Zeri.info.
Në “Puskas Arena”, Hungaria dhe Franca janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë në Grupin F.
Francezët tashmë kanë barazuar rezultatin në 1-1, teksa kanë ende kohë për të tentuar përmbysjen.
Golin e barazimit e shënoi Antoine Griezmann në minutën e 66-të. /Zeri.info