Theret një person në Podujevë
Sonte ka ndodhur një therje në rrugën “19 qershori” në Podujevë.
Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 21 :00, kemi marrë informatën se në rrugën ’19 Qershori’ në Podujevë, ka një përleshje fizike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.
Sipas tij, hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Zëri