77 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi në QKUK dhe spitale
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme aktualisht po trajtohen 77 pacientë, të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19.
Sipas raportit nga SHSKUK-ja, nga 77 pacientët sa po trajtohen, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, kurse 55 janë nën asistim të oksigjenoterapisë. /Zëri
Raporti i plotë:
Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë.
Nga ta 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërkaq 55 me oksigjenoterapi, sipas raportit të punës për datën 18 qershor 2021.
Në QKUK janë të shtrirë 55 pacientë:
15 të konfirmuar me Sars CoV-2 pozitivë
46 me oksigjenoterapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive 15 pacientë, 1 në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 40 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë:
13 të konfirmuar pozitivë
9 me oksigjenoterapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.