Arben Vishaj emërohet u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK

Infektologu Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Vishaj në një deklaratë për gazetën Shneta. Ai ka thënë se e ka pranuar këtë pozitë gjatë ditës së enjte.

“Po, e kam pranuar emërimin sot. Është kohë e vështirë, por do të mundohem të bëj më të mirën”, ka thënë Vishaj.

Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Izet Sadikut, i cili mbajti këtë pozitë për rreth tre muaj. Sadiku po ashtu ishte emëruar u.d. pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berishës.