Vdes i riu që u plagos mbrëmë në Klinë
Një person është plagosur mbrëmë në qytetin e Klinës.
Ai mbrëmë në orën 02:15 ka vdekur në QKUK, pasi nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra.
Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 02:15 ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra personi që është plagosur mbrëmë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti cilësohet si ‘vrasje’”, ka thënë Rugova. /Zëri