Prishtina dhe Llapi sot zhvillojnë një ndeshje miqësore mes vete

FC Prishtina dhe KF Llapi janë dy prej tri klubeve që do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare, shkruan Zeri.info.

Kryeqytetasit do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, kurse llapjanët bashkë me Dritën në “Conference League”.

Skuadra fituese e titullit të kampionit dhe ajo e Kupës do të zhvillojnë sot një miqësore mes vete, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet në Evropë.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit zhvillohet nga ora 17:30 në stadiumin e qytetit në Gjakovë. /Zeri.info