Shoqatat e dala nga lufta protestojnë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në sheshin "Skenderbeu" në Prishtinë po protestohet nga OVL e UÇK-së, siç thuhet nga ta për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve të Kosovës.

Ky aktivitet ka nisur në orën 11:00 ku po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve.

Protestuesit kanë paraqitur figurat e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja në Hagë.

Po ashtu, protestuesit gjatë aktivitetit kanë pasur me vete dhe flamujt kombëtar teksa të njëtit mbi figura kanë vënë edhe nënshkrimet e tyre./Zëri