56-vjeçari u gëlltit nga balena dhe doli i gjallë nga barku i saj
56-vjeçari Michael Packard, zhytës prej 40 vitesh ishte në një zhytje rutinë në brigjet e Cape Cod kur ndjeu një përplasje dhe më pas ‘gjithçka u errësua’.
Në fillim, Packard kishte frikë se ishte ngrënë nga një peshkaqen, por shpejt e kuptoi se ishte brenda gojës së një balene të re kurrizore.
Ai kishte frikë për jetën e tij, por pas rreth 30 sekondash balena e pështyu dhe Packard ra në ujë, ku u shpëtua nga një pjestar i ekuipazhit.
“E kuptova, o Zot, unë isha në gojën e një balene dhe ajo po përpiqet të më gëlltiste. Dhe unë mendova me vete në rregull, kjo ishte gjithçka, do të vdes.”, tha Packard, i cili shtoi se në ato momente mendonte vetëm për gruan dhe dy djemtë e tij 12 dhe 15 vjeç.
Ai pësoi disa dëmtime të lehtë ndërsa ekspertët e kanë quajtur jashtëzakonisht me fat sepse arriti të shpëtojë nga një ndodhi kaq e rrallë, duke vlerësuar se ka një mundësi në një trilion që dikush të hahet nga një balenë.
Ekspertët thonë se balenat janë përgjithësisht të qeta përreth njerëzve dhe tregojnë pak agresion ndaj tyre, por gjithsesi paralajmërojnë kujdes dhe këshillojnë zhytësit që të qëndrojnë të paktën 100 metra larg tyre./a2news