EKSKLUZIVE: Ilir Nallbani do të emërohet përzgjedhës i Kosovës U-15
Përfaqësuesja e Kosovës U-15 në futboll ka vendosur për përzgjedhësin e ri.
Kosova U-15 do të drejtohet në të ardhmen nga ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Ilir Nallbani, mëson ekskluzivisht Zeri.info.
Ky i fundit do ta zëvendësojë në këtë pozitë Gazmend Halitin, i cili me shumë sukses e ka drejtuar këtë grupmoshë.
Nallbani si futbollist ka qenë pjesë e Përfaqësueses në Kosovës në kohën sa futbolli kosovar nuk ka qenë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s.
Pejani Nallbani e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist ndërkohë që krahas disa ekipeve në Kosovë ka bërë karrierë edhe në Shqipëri e Hungari.
Me Besën e Pejës i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin kosovar. /Zeri.info