Publikohen fotot e para të nënës që mendohet se solli në jetë 10 fëmijë
Një grua në Afrikën e Jugut solli në jetë 10 fëmijë. 37-vjeçarja Gosiame Thamara Sithole thyen në këtë mënyrë rekordin që mbante Halima Cisse nga Mali, e cila majin e kaluar solli në jetë 9 fëmijë.
Sithole iu nënshtrua një operacioni cezarian dhe tashmë duhet të kujdeset për 7 meshkuj dhe 3 femra.
Por, autoritetet zyrtare shëndetësore ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë lindje rekordesh.
Edhe kryebashkiaku i qytetit ku banon çifti, nuk dha shpjegime mbi çështjen, pasi tha se nuk po i lokalizon dot.
Gjithashtu, emri i spitalit ku është realizuar procedura e lindjes së 10 fëmijëve nuk është bërë publik, gjë që ngre dyshime mbi vërtetësinë e kësaj historie./a2cnn