Adem Maliqi mes Laçit dhe Llapit, ku do të vazhdojë futbollisti i larguar nga Feronikeli?
Sulmuesi Adem Maliqi është larguar nga skuadra e Feronikelit, raporton Zeri.info.
23-vjeçarit i ka skaduar kontrata me ekipin teksa ditë më parë e ka dhënë lajmin edhe në rrjetet sociale.
Maliqi në edicionin e fundit ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës nga Drenasi ndërkohë që për shërbimet e tij tashmë po interesohen disa skuadra nga Kosova dhe Shqipëria.
Ademi i ka relziuar katër gola me ekipin drenicas derfisa ka bërë edhe asistime të shumta.
"Zeri.info" nga burime të sigurta merr vesh se ekipi i Laçit në Kategorinë Superiore Shqiptare i ka bërë një ofertë Maliqit, derisa në Kosovë për shërbimet e tij po interesohet skuadra e Llapit.
Maliqi në futbollin kosovar ka luajtur edhe me Flamurtarin e Prishtinës dhe Ferizajn. /Zeri.info