Pse na duhet një fundjavë treditore?
Festat kombëtare dhe ndërkombëtare që bien ditëve të hëna, nuk duhet të jenë e vetmja arsye se pse ne ndonjëherë bëjmë pushim tre-ditor.
Kjo duhet të ndodhë çdo javë, sepse thjesht është gjëja e duhur për t’u bërë.
Gjatë viteve të fundit, një numër i madh i kompanive në mbarë botën kanë vendosur të bëjnë ndryshime përsa i përket orarit javor të punës, ku kompania Amazon është shembulli më i fundit.
Kompania e dytë më e madhe në botën e shitjeve me pakicë ka treguar më 26 Gusht se një grup i zgjedhur i punëtorëve me orar të pjesshëm së shpejti do të duhet të punojnë vetëm 30 orë në javë për të fituar 75% të rrogës dhe benefite të plota.
Është shumë herët për t’a ditur me siguri, por ka shanse të mëdha që këta punonjës të jenë më të pasionuar për punët e tyre dhe do të bëjnë më shumë punë se personat që punojnë shumë më shumë se ata.
Eksperimente të shumta të bëra në laboratorin Ericsson kanë treguar se njerëzit mund të angazhohen për vetëm katër apo pesë orë punë të koncentruar para se të ndalojnë së bëri detyrat.
“Nëse i nxisni punonjësit përtej kësaj kohe ata mund të përqendrohen maksimalisht, por me shumë gjasa ata do të përfitojnë zakone të këqija”, ka thënë Ericsson për Tech Insider në maj. Çfarë është më e keqja, këto zakone të këqija mund të përfundojnë në shpërdorimin e kohës kur njerëzit janë normalisht produktivë dhe papritmas edhe javët më të shkurtra janë të kota.
Vini në praktikë shkurtimin e javës së punës dhe kjo do duket si të gjitha llojet e shpërblimeve.
Ryan Carson, CEO i kompanisë teknologjike të edukimit Treehouse, ka parë se punonjësit e tij janë bërë më të lumtur dhe më produktivë kur ai zbatoi punën 32-orëshe në javë në vitin 2006. Sipas filozofisë së lidershipit Carson detyrimi i njerëzve për të punuar 40 orë në javë është gati çnjerëzore, tha për Atlantic vitin e kaluar.
“Nuk ka të bëjë me kalimin e kohës më shumë me familjen, ose më shumë kohë për të luajtur, ose më pak kohë në punë – kjo është për të jetuar një jetë më të balancuar,” tha ai.
Një histori e ngjashme është në Reusser Design gjithashtu, një kompani zhvillimi software që ndryshoi politikën në një javë katër-ditore në vitin 2013. Edhe pse kompania punon me orë të gjata për të zëvendësuar të premten e humbur, themeluesi i kompanisë Nate Reusser thotë se produktivitetit dhe angazhimi s’kanë qenë asnjëherë më mirë.
Joe Rubin, ekspert i burimeve njerëzore dhe bashkë-themelues i faqes së rekrutimit Crowded.com, tregon për Business Insider se politika e re e Amazon është gjithashtu edhe një fitore, sepse është e detyruar për të tërhequr talente të reja.
Me një javë pune 30-orëshe, Rubin thotë se nënat e reja dhe personat me detyrime të tjera mund të mbajnë një orar të qëndrueshëm të punës, pa pasur nevojë për të marrë një pushim të gjatë ose të punojnë me orë të papërshtatshme. Duke i ofruar punonjësit më shumë fleksibilitet, Amazon shpreh mesazhin se jeta jashtë çështjeve të punës vlen.
Por ndryshimi rrit edhe moralin e punonjësve. Njerëzit e gëzojnë ditën shtesë së pushimit, pasi ata nuk do të jenë në mës të trafikut në orën e pikut.
Për produktivitet maksimal, njerëzit duhet të qëndrojnë të ndërgjegjshëm, kur ata fillojnë të ndjehen të lodhur. Për të mirën e të gjithëve, mund të jetë koha për të ndryshuar këtë orar pune./EO