Studimi i ri zbulon origjinën e lashtë të shalqinit
Shalqini , një nga frutat më të njohura në botë, me prodhimin vjetor që tejkalon 200 milionë ton në të gjithë botën, duket se e ka origjinën nga Afrika e Veriut dhe në veçanti nga rajoni Kordofan të Sudanit, sipas një studimi të ri shkencor që rishkruan historinë e shalqinit dhe beson se do t'i japë fund polemikave me dekada të tëra mbi origjinën e shalqinit, raporton CNN Greece.
Studiuesit nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, të udhëhequr nga Dr. Guillaume Chomiski i Universitetit të Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar, zhvilluan analiza gjenetike dhe i publikuan në revistën Akademia Kombëtare e Shkencave (PNAS), zbuluan se shalqini i egër 'Kordofan' konsiderohet si më i vjetri dhe më i afërt i shalqirit të sotëm.
Zbulimi shpjegon se pse shalqinjtë e sotëm janë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve, pasi siç tregon analiza gjenetike , gjatë evoluimit ndër vite, shalqiri i zbutur ka humbur shumë gjene rezistente. Prandaj dhe preken nga sëmundje të ndryshme, kështu që bujqësia konvencionale shpesh përdor kimikate për të luftuar bakteret patogjene.
Studiuesit gjithashtu studiuan ikonografinë antike në varret në Egjipt, duke zbuluar se egjiptianët kultivonin shalqinj të paktën 4,300 vjet më parë. Sidoqoftë, shkencëtarët vlerësojnë se shalqinjtë, pjeprat dhe trangujt u zbutën veçmas dhe filluan të kultivohen disa herë në stinë dhe pjesë të ndryshme të botës./oranews