Dukagjini - Flamurtari, ndeshja transmetohet në këto dy kanale televizive
Sot (e premte) zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, shkruan Zeri.info.
Dukagjini dhe Flamurtari janë dy skuadrat që do kërkojnë rikthimin në Superligë përmes barazhit.
Ndeshja mes tyre zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Kjo ndeshje do të transmetohet në Art Sport (Artmotion) dhe në KTV (Kohavision).
Kujtojmë se fituesi i kësaj ndeshje, pastaj do të luajë me skuadrën që përfundon e teta në Superligë. /Zeri.info