Kritikoi gjyqtarin e finales së Kupës, FFK i shqipton këtë dënim Armend Dallkut

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 35-të të Superligës dhe xhiros së 27-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2020-2021, përcjell Zeri.info.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimeve televizive, ndaj Armend Dallkut mori këtë vendim:

“Armend Dallku, kryetrajneri i KF “Dukagijni”, me nr ID 000613M83.Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media akuzon gjyqtarin kryesor për favorizimin e FC “Llapi”. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore;

DËNOHET me gjobë në shumë prej 300 eurosh. Afati i pagesës është tetë (8) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”.

Kritikat ndaj gjyqtarit, Genc Nuza, Dallku i kishte bërë pas finales së Kupës, aty ku Dukagjini u mposht nga Llapi pas ekzekutimit të penalltive. /Zeri.info