Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e kompozitorit Fahri Beqiri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit kulturor për vdekjen e profesorit e kompozitorit Fahri Beqiri.

Përmes këtij ngushëllimi, Osmani thotë se Beqiri la pas një sërë veprash korale, të cilat do të mbeten referencë për brezat.

“Kompozitori brilant që ndërlidhi klasiken me muzikën tonë popullore, profesor Fahri Beqiri sot iku nga kjo botë. Ai la pas një sërë veprash korale, të cilat do të mbeten referencë për brezat, porse do të mbahet mend edhe për punën e tij akademike, sikurse edhe në disa institucione të tjera, në të cilat shkëlqeu me punën dhe angazhimin e tij”, thuhet të mesazhin e presidentes Osmani.

Ajo ka theksuar se vdekja e profesor Beqirit është humbje e madhe për të gjithë e posaçërisht për komunitetin kulturor. /Zëri