Plagoset një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një person është plagosur me armë zjarri sot në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet, ku personi i plagosur është dërguar për trajtim në QKUK.

Nuk raportohet për të arrestuar.

"Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti./Zëri