Sot vijnë edhe mbi 38 mijë vaksina anti-COVID në Kosovë
Gjatë ditës së sotme Kosova do t’i pranojë edhe 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës anti-COVID.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në një njoftim, ku edhe ka konfirmuar ardhjen e kontingjentit të tretë të vaksinave anti-COVID, në kuadër të aleancës COVAX.
“Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19 do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Rrjedhimisht, deri më tani, duke llogaritur edhe 24000 dozat që ka pranuar javë më parë, në total kemi 62 400 doza”, thuhet në njoftim. /Zëri