Vetura godet për vdekje pesëvjeçaren shqiptare në Greqi
Një vajzë pesëvjeçare me kombësi shqiptare është goditur për vdekje nga një makinë në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lechainas. Vajza ndodhej bashkë me prindërit e saj, të cilët po punonin në një serrë, derisa atë e goditi vetura në rrugë, raporton Patris News, transmeton KlanKosova.tv.
“Drejtuesi i automjetit është arrestuar, derisa varrimi i pesëvjeçares pritet të bëhet në Shqipëri”, shkruajnë mediat greke.
Vajzës është provuar që t’i jepet ndihma e parë, por ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.