Viti 1999: Kur palestinezët protestonin në përkrahje të Kosovës [Video]
Një protestë në përkrahje të Kosovës ishte organizuar në Bregun Perëndimor në vitin 1999.
Në këtë protestë ishte djegur flamuri i ish-Jugosllavisë, ndërsa demonstruesit i bënin thirrje botës që të ndërhynte për të ndal luftën në Kosovë, transmeton Zeri.info.
Demonstrata ishte pjesë e një proteste të organizuar nga 100 studentë në Universitetin “Al Najah” në Nablus, Bregun Perëndimor.
Demonstruesit mbanin parulla dhe brohorisnin duke kërkuar reagim për gjendjen e krizës së refugjatëve dhe ndaj spastrimit etnik që po ndodhte në Kosovë.
Më poshtë mund të shihni pamjet: