Juventusi refuzon dy oferta nga gjigantët evropian për De Ligtin

Juventusi raportohet se ka refuzuar dy oferta për Matthijs de Ligtin, transmeton Zeri.info.

“Tuttosport” shkruan se për qendërmbrojtësin holandez në dhjetë ditët e fundit oferta kanë dërguar Barcelona dhe Chelsea.

Por, sipas mediumit italian, këto oferta janë refuzuar nga “Zonja e Vjetër”, pasi që ish-mbrojtësin e Ajaxit duan ta mbajnë edhe më gjatë.

21-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Juventusin deri më 30 qershor të vitit 2024. /Zeri.info