13 të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur sot rreth 15:30 në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se si pasojë e aksidentit 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Ahmeti bën të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor. /Zëri